Aktualitet

Pamje shokuese/ Nipi i Rrahman Rrajës dhunon barbarisht gruan














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:48 - 03/08/19 |
mapo.al

Publikohen pamjet e rënda ku dhunohet barbarisht një grua në Tiranë. Mësohet se i riu që godet në mënyrë shtazarake femrën është Ramazan Rraja. Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë brenda ambjenteve të QSUT-së në Tiranë.






Ramazan Rraja është djali i xhaxhait të Rexhep Rrajës, dhe nipi i deputetit të PS-së Rrahman Rraja. Autori u identifikua dhe u ndalua, por çuditërisht u lirua nga Policia e Tiranës, pavarësisht se dhuna ishte filmuar, dhe video u publikua nga Jeta Osh Qef.


Policia e Tiranës ka reaguar për herë të parë sot duke thënë se ka proceduar autorin, por nuk thotë pse vendosi ta lirojë atë dhe nuk e arrestoi në flagrancë. Ndërkohë një oficere policie u pezullua nga puna, pasi ka parë skenën dhe nuk ka reaguar. Ajo duket edhe në pamje teksa bëhet dëshmitare e dhunës barbare ndaj një gruaje, por nuk ndërhyn.







Reagimi i Policisë Tiranë:



Lidhur me videon e publikuar në mediat sociale, ku një i ri shfaqet me pamje duke dhunuar një femër në oborrin e spitalit “Nënë Tereza”, Tiranë, në interes të opinionit publik informojmë se:



Ngjarja në fjalë ka ndodhur në datë 31.07.2019, rreth orës 07:30 minuta.

Shërbimet policore kanë shoqëruar në Komisariat shtetasin R.Rr. 26 vjeç dhe e kanë proceduar penalisht. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, pas pezullimit nga detyra të punonjëses së Policisë që ishte pranë vendit të ngjarjes, ka nisur verifikimet për veprimet apo mos veprimet e saj.

Kush është Ramzan Rraja

Ramazan Rraja është djali i xhaxhait të Rexhep Rrajës, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, që u përfshi në një skandal me ish-të dashurën e tij, Xhisiela Maloku rreth 10 muaj më parë. Dosja Xhisiela u bë publike nga ish-oficeri Emiljano Nuhu, i cili akuzoi Taulant Ballën, Rrahman Rrajën dhe familjarët e tij se e kishin kërcënuar pikërisht për atë ngjarje, dhe më pas u arratis në Zvicër ku po kërkon edhe azil. Sipas Nuhut, e gjitha ndodhi pasi ai mori përsipër rastin e dhunimit të Malokut nga ana e Rexhep Rrajës.

Xhisiela, e cila e denoncoi vetë Rexhepin për përndjekje, më pas hoqi dorë nga padia dhe tha se e gjitha ishte një problem xhelozie në çift, dhe se edhe ajo e kishte dhunuar të dashurin e saj.

Në intervistat televizive, Xhisiela e përmendte personazhin e këtij lajmi, Ramazanin si një nga njerëzit e saj më të afërt, me të cilin kishte raporte miqësore edhe pas ndarjes me Rexhep Rrajën.

1


Etiketa: , ,

Pas