Kronika

Dhunoi mjekun në QSUT, policia shpall në kërkim 45-vjeçarin







               Publikuar në : 11:43 - 11/02/19 |
mapo.al

Shpallet në kërkim 45 vjeçari i cili dhunoi mjekun në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv në Tiranë. Policia bën të ditur se procedimi penal ka nisur ndaj shtetasit A.M 45 vjeç banues në Tiranë.


“Ky shtetas rreth orës 13:30, të datës 10.02.2019, pasi ka shkuar për të vizituar një të afërmin e tij që ndodhej i shtruar në spital, në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv, ka goditur me grusht për shkak të detyrës, mjekun e urgjencës”, thuhet në njoftimin

45 vjeçari pasi kishte goditur mjekun ishte larguar nga spitali dhe po vijon puna nga ana e Policisë për gjetjen dhe ndalimin e tij. Materialet proceduriale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas