Aktualitet

Dhunoi policin, arrestohet 29-vjeçari. Në pranga edhe një i ri që transportonte marokenë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:13 - 15/12/19 |
mapo.al

Tre persona janë vendosur në pranga gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, për vepra të ndryshme penale.


Një 23-vjeçar me inicialet S.C  është arrestuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi në rrugën “Sotir Kolea” është pikasur nga shërbimet e Komisariatit Nr.1  duke trnapsortuar me makinën e tij në mënyrë të paligjshme 5 marokenë në drejtim të Shkodrës, me qëllim destinacionin final vendet e BE-së.


29-vjeçari me inicialet A.K, banues në Paskuqan,  është vendosur në pranga për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi në rrugën “Isuf Elezi” ka ushtruar dhunë fizike ndaj një polici rrugor.


Ndërsa 41-vjeçari L.R është arrestuar për vjedhje, pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu” ka tentuar të vjedhë një automjet dhe në momentin që shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 4 janë afruar, ka tentuar të largohet.




Etiketa: ,

Pas