Berat-Një 41-vjeçar është vendosur në pranga pasi akuzohet se ka dhunuar shtazërisht bashkëshorten e tij. Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet N.Th., banues në Poliçan.
Sipas informacioneve zyrtare, 41-vjeçari është arrestuar në banesën e tij, ku edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj së shoqes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhuna në familje”.