Sarandë– Një 57-vjeçar është arrestuar pasi ka dhunuar nënën e tij. Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet F.M., banues në Sarandë.
57-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës më 11 tetor. Por kjo nuk është hera e parë që F.M. dërgohet në ambientet e policisë për ushtrim dhune ndaj së ëmës.
Materialet iu referuar Prokurorisë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë
Dhunoi nënën e tij, vihet në pranga shtetasi në kërkim vetëm disa orë pas shpalljes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndalur shtetasin:
F.M., 57 vjeç, banues në Sarandë.
Ndalimi i tij u bë pasi në datën 11.10.2020, ka ushtruar dhunë fizike si dhe ka thyer urdhrin e mbrojtjes, ndaj nënës se tij.
Materialet iu referuar Prokurorisë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
Etiketa: arrestohet 57 vjecari, dhunoi te emen, sarande