Mallakastër-Një 62-vjeçar është vendosur në pranga, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur.
Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet S.A., banues në Mallakstër.
62-vjeçari, sikurse raporton Policia, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij 16-vjeçare, e cila është pajisur me urdhër-mbrojtjeje.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin S. A., 62 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur 16 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojtjeje.