Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Jalë, ku një 30-vjeçar, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj rojës së një resorti në Jalë. 30-vjeçari me inicialet D.B. është arrestuar dhe nga kontrolli fizik ka rezultuar se kishte me vete lëndë narkotike, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
“Konfliktohet fizikisht me një shtetas, posedonte edhe lëndë narkotike me vete, vihet në pranga nga Policia shtetasi: D. B., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një resorti në Jalë të Himarës, 30 vjeçari ka goditur fizikisht rojen për motive të dobëta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Gjithashtu, nga kontrolli i automjetit me të cilin ky shtetas udhëtonte, shërbimet i kanë gjetur një sasi prej 5.2 gramë lëndë narkotike të llojit heroinë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”.