Një 46-vjeçar është arrestuar në Lushnje, pasi ka dhunuar ish-bashkëshorten dhe ka tentuar të djegë banesën e saj. Bëhet fjalë për personin me iniciale G.M, i cili mësohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij në sy të fëmijëve, ndonëse kjo e fundit kishte urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.
Sipas njoftimit policor, 46-vjeçari është vendosur në pranga në prezencë të fëmijëve të mitur. Ndaj tij tashmë rëndojnë akuzat për veprat penale “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr e mbetur në tentativë”.
Njoftimi policor:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan shtetasin: G. M., 46 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje. Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka tentuar të djegë banesën e ish bashkëshortes së tij, shtetases M. M, 45 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr e mbetur në tentativë’”.