Aktualitet

Dhunonte vajzën 13 vjeçe, burg nënës nga Saranda. Avokati: Sajesë e ish-bashkëjetuesit





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 16:45 - 24/01/20 |
mapo.al

Gjykata e Sarandës ka caktuar sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për 41-vjeçaren Elisabeta Mita, historia e të cilës u bë publike në një emision investigativ, ku shihej se ajo dhunonte vajzën e saj 13-vjeçare. Ka qenë ish-bashkëjetuesi i saj Arjan Mekollari ai që ka denoncuar në emisionin “Fiks Fare”. Trupi gjykues përbëhej nga gjyqtare Enkeleda Doda dhe prokuror Elidon Hysenaj, ndërsa është mbrojtur nga avokat Gjergji Imeraj.


Seanca e masës së sigurisë është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërkohë që në mjediset e gjykatës nuk ka pasur asnjë të afërm të të pandehurës. Ndërkohë, avokati i 41-vjeçares ka hedhur poshtë akuzat e ish-bashkëjetuesit, ndërsa ka pohuar se ky i fundit ka manipuluar situatën duke pretenduar se e pandehura dhunonte fëmijën e saj.



“Sapo ka mbaruar seanca dhe u vendos ndalimi i klientes time. Kjo shtetase ka pasur kontradiktë që në muajin shtator me ish-bashkëjetuesin e saj, Arjan Mekollari, i cili ka manipuluar situatën, duke paraqitur sikur kjo shtetase dhunonte fëmijën e saj”, tha avokati, ndërsa shtoi se klientja e tij ka pohuar se video ka qenë e montuar.


Në këto regjistrime, nëna dëgjohej teksa qëllonte, shante dhe ofendonte vajzën gjithë kohës, ndërsa kjo e fundit qante me ngashërim. “Do të ther moj bushtër”, ishte një prej frazave të rënda të lëshuara nga goja e nënës për vajzën e saj./ BW



Pas