Aktualitet

Dhunuan 21-vjeçarin e komunitetit LGBTIQ, në hetim 6 adoleshentë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:15 - 18/06/21 |
mapo.al

Policia e Tiranës ka nisur hetimin për 6 të rinj, të cilët një ditë më parë kanë dhunuar një person të komunitetit LGBTIQ.






Sipas bluve të kryeqytetetit, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vellezërit Manastirli”


“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 filloi procedimi penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” i shtetasve S. S., 19 vjeç, E. S., 17 vjeç, D. H., 16 vjeç, L. K., 16 vjeç, E. L., 16 vjeç dhe T. T., 16 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Vëllezërit Manastirli” kanë goditur shtetasin E. M., 21 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.







Për ngjarjen reagoi edhe ambasada e Gjermanisë në Tiranë, e cila tha se sulmi i lidhur me identitetin seksual të personit duhet të zbardhet sa më parë nga policia dhe organet e drejtësisë.




Në reagimin thuhet se ambasada kundërshton çdo forme të dhunës verbale dhe fizike, në përgjithësi dhe e drejtuar kjo ndaj pakicave dhe anëtarëve të lëvizjes LGBTIQ.



1


Etiketa: , , ,

Pas