fbpx

Sport

Dhunuan fotografin e Flamurtarit, policia identifikon tifozët





               Publikuar në : 14:34 - 27/02/19 |
mapo.al

Policia e Tiranës ka mundur të identifikojë katër personat të cilët ushtruan dhunë ndaj fotografit të ekipit të Flamurtarit, gjatë ndeshjes Partizani-Flamurtari të ditës së shtunë. Policia njofton se ka proceduar në gjendje të lirë shtetasit I. Xh., 31 vjeç, G. Ll., 31 vjeç K. B., 19 vjeç dhe I. H., 28 vjeç, të katërt banues në Tiranë.


Këta persona, njofton policia, më datë 23 shkurt 2019, rreth orës 17:40, tek stadiumi “Selman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes, kanë hyrë në fushë dhe kanë goditur fotografin 32-vjeçar të ekipit vlonjat.



Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Mosbindje e urdhrit të punonjësit të rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje e kryer në bashkëpunim”. Ngjarja u dënua edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila i kërkoi policisë të analizonte pamjet filmike dhe të merrte masa ndaj dhunuesve.



Etiketa: , , ,

Pas