Aktualitet

Tre vëllezërit dhunojnë gjyqtarin brenda në Gjykatën e Vlorës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:50 - 16/07/21 |
mapo.al

Një gjyqtar është dhunuar brenda ambienteve të gjykatës së Vlorës, nga tre vëllezër.






Gjyqtari Arqile Basho, 63-vjeç, u dhunua brenda në gjykatë, ndërsa tre vëllezërit janë vënë në pranga.


Personat e arrestuar janë Myslim Myslimi 60 vjeç, Fatosh Myslimi 62 vjeç dhe vëllai i tretë Elmaz Myslimi 64 vjeç.







“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit M. M., 60 vjeç, F. M., 62 vjeç dhe E. M., 64 vjeç (vëllezër), të tre banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, në ambientet e brendshme të Gjykatës, kanë kundërshtuar me dhunë, shtetasin A. B., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë”, njofton Policia.





1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas