Aktualitet

Dhunuan me shkop bejsbolli avokatin në Sarandë, identifikohen autorët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:44 - 06/07/21 |
mapo.al

Dhunuan barbarisht avokatin ditën e djeshme në mes të Sarandës, identifikohen dhe shpallen në kërkim policor 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.






Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:05, në lagjen nr.4, në afërsi të Portit.


Marjel Mejdiu dhunua dje me shkopa bejsbolli, ndërsa përfundoi në spital me një dorë dhe këmbë të thyer dhe fraktura në trup.







NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shpallur në kërkim policor shtetasit E. F., S. N. dhe A. R., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen nr. 4, në qytetin e Sarandës, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta në trup shtetasin M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe i kanë dëmtuar pjesërisht automjetin që ai drejtonte. Vijon puna për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre.



1




Etiketa: , ,

Pas