Është zbardhur e gjithë dinamika e ngjarjes, si dhe emrat e 3 të arrestuarve që dhunuan policët disa ditë më parë në Kamëz. Policia kishte marrë një telefonatë, ku ishte denoncuar për zhurmë të madhe në lokalin ku 3 të arrestuarit ishin ortakë. Policia shkoi për të mbyllur lokalin, por është përballur me kundërshtimin dhe dhunën këtyre shtetasve.
Në pranga kanë rënë Elson Koldashi., 24 vjeç, Festim Tanushi, 23 vjeç dhe Ardjan Hamzaj., 29 vjeç, të tre banues në Kamëz. Këta persona ishin shpallur në kërkim nga policia pasi me datë 05.07.2019.
Tashmë të arrestuarit do të përballen me akuzat për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.