Aktualitet

Dhurata Çupi nga Bushkashi: Qeveria e ka braktisur fshatin, asnjë investim














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:25 - 27/03/21 |
mapo.al

Kandidatja për deputete e qarkut të Dibrës, Dhurata Çupi denoncoi mashtrimin, sipas saj të qeverisë me projektin “100 fshtatrat”.






Çupi shprehet se në Qarkun e Dibrës janë 5 prej këtyre fshatrave, tek të cilat nuk ka asnjë investim.


Gjithashtu Çupi, e cila ishte në Bushkash, rrethi i Matit, tha se premtimet e qeverisë janë në 3D, por në të vërtetë fshatrat janë lënë në mjerim.







“Këtu jemi në fshatin Bushkash, i cili është një nga fshatrat për të cilat qeveria e Edi Ramës e ka patur në programin e “100 fshatrave”. Siç shikohet, në këtë nuk është bërë asnjë investim, as për projektin e “100 fshatrave” dhe asnjë investim tjetër.



Në 8 vjet, dora e qeverisë është inekzistente. Përveç Bushkashit, është fshati Guri i Bardhë, janë edhe Zerqani, Radomira, Radishti.

Janë 5 fshtatra, pjesë e programit “100 fshatra” për zhvillimin e turizmit. Nuk ka asnjë investim. Ka zero vëmendje për të zhvilluar këta fshatra dhe fshatin në tërësi”- tha Dhurata Çupi nga Bushkashi.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas