Aktualitet

Dhurata Çupi: Skandali i mbylljes së mbi 30 shkollave vazhdon në Dibër, si pasojë e largimit të shqiptarëve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:31 - 04/08/20 |
mapo.al

Dhurata Çupi ka reaguar rreth një vendimi të fundit për mbylljen e një tjetër shkolle në qarkun e Dibrës.


Bëhet fjalë për shkollën e Zerqanit, ku mësojnë nxënës nga cikli i ulët deri tek ai i mesëm. Çupi u ka bërë thirrje autoriteteve arsimore të veprojnë për të mirën e nxënesve dhe jo për të kundërtën.


Reagimi i plotë i Dhurata Çupit:


Kyçin dyert e shkollave dhe detyrojnë shqiptarët të braktisin vendin.


Prej 7 vitesh vetëm në Qarkun e Dibrës janë mbyllur mbi 30 shkolla dhe kjo situatë nuk ka të ndalur, madje edhe me vendime të pabazuara që nuk lidhen me numrin e nxënësve.

Drejtoria Arsimore ka marrë vendimin t’i vendosë drynin shkollës së Zerqanit, në të cilën mësojnë dhjetra nxënës nga cikli i ulët deri tek ai i mesëm.

Shqetësimi është legjitim për prindërit dhe fëmijët pasi u është kërkuar të regjistrohen në Bulqizë, 30 minuta me makinë larg, dhe të mendosh që dimri nuk është i butë në këto zona.

Përveç kostos dhe shqetësimit për largësinë, me këtë veprim arbitrar, banorëve të kësaj zone po u mohohet lidhja e fortë për vite me radhë që ata kanë me arsimin.

Shkollës së Zerqanit e cila ka nxjerrë me dhjetra figura të rëndësishme lokale e kombëtare, po i vihet kyçi.

Ky veprim është i papranueshëm. Shkollimi i fëmijëve dhe brezave duhet të jetë përparësi dhe jo pengesë, duhet të jetë mundësi dhe jo stërmundim për prindërit dhë nxënësit.

U bëj thirrje autoriteteve arsimore në Dibër, por edhe Ministres së Arsimit të shohin përparësitë për të mirën e nxënesve dhe jo të bëjnë të kundërtën. Fëmijët e Zerqanit e kanë shkollën e tyre, aty ku kanë studiuar prindërit e gjyshërit e tyre. Asnjë vendim i nxituar nuk mund t’ua mohojë këtë mundësi.


Etiketa: ,

Pas