Aktualitet

Dhurata e Shën Valentinit për Ledrin është vajza e tij Poem Blu














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:14 - 14/02/21 |
mapo.al

Disa ditë më parë Ledri Vula dhe Sara Hoxha udhëtuan për herë të parë si familje drejt Kosovës bashkë me të voglën e tyre, Poem Blu. Pas lindjes prindërit e Ledrit nuk kishin mundur ta takonin mbesën e tyre, ndaj para disa ditësh përgatitën një festë të madhe mirëseardhje për të.





Xheraldina Vula publikoi video nga shtëpia e tyre, e cila shihej e gjitha e zbukuruar me arusha dhe tullumbace për të mirëpritur më të voglën e familjes Vula.


Ata ndodhen ende në Kosovë dhe Shën Valentinin e kanë pritur pikërisht aty. Në ditën e të dashuruarve Sara nuk mund t’i bënte Ledrit një dhuratë më të bukur se Poem Blu.




Prandaj për të uruar këtë ditë, Sara ka publikuar foton më të ëmbël të Ledrit dhe Poemës, që na vjen si kartolina më e bukur për këtë Shën Valentin. Babë e bijë shihen pranë njëri-tjetrit, teksa në foto duket se fytyrat e tyre janë në sinkron, pasi të dy shfaqen me gjuhën jashtë.


Dy të dashuruar për Shën Valentin pra. Gëzuar Shën Valentinin”, ka shkruar Sara përkrah fotos së tyre.


1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas