Friday, July 1, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Dhuroi 1 mln € pas tërmetit, Meta i jep Pacollit dekoratën “Nënë Tereza”

by mapo.al
27/12/2019
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza” zv/kryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme në detyrë të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.

Presidenti i Republikës i dorëzoi Pacollit Dekoratën e lartë “Nënë Tereza” me motivacionin: “Për angazhimin dhe ndjeshmërinë e lartë personale dhe familjare, treguar ndaj popullit të Thumanës dhe mbarë Shqipërisë, si gjithë populli dhe shteti i Kosovës, duke nxitur një zinxhir solidariteti kombëtar të pashembullt pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Për kontributin e tij të vazhdueshëm humanitar në rrafsh kombëtar dhe ndërkombëtar”.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Presidenti Meta u shpreh ndër të tjera se:

“Zoti Pacolli është një personalitet i shquar, që gjithçka e ka arritur vetë në jetën e tij falë përpjekjeve, studimeve dhe sfidave të panumërta me të cilat ai është ndeshur dhe jo vetëm ka arritur të dallojë dhe shkëlqejë në fushat e biznesit, të ekonomisë, të sipërmarrjes, por gjithashtu ajo që e bën atë të veçantë dhe mbi të gjitha, që e bën edhe të dashur për njerëzit, është pikërisht angazhimi i tij i pareshtur për dekada në aktivitetin humanitar, në shërbim të paqes, po kështu për krijimin e një imazhi të dalluar dhe pozitiv të shqiptarit në botë, jo vetëm si një sipërmarrës i suksesshëm, por edhe si një njeri i jashtëzakonshëm dhe me zemër të madhe.

Si një ambasador i paqes, si një sipërmarrës i suksesshëm i përmasave ndërkombëtare, si promovues i realiteteve ekonomike kombëtare, nëpërmjet nxitjes së formave komplementare, politikan dhe shtetar i përgjegjshëm, me dashuri të madhe për Kosovën dhe shqiptarët, ai është një dëshmi e veçantë dhe e pashembullt, jo vetëm e suksesit, por edhe e humanizmit.

Si një njeri i tillë mjaft bujar, z. Pacolli ka një veprimtari tejet frymëzuese humanitare. Kujtojmë këtu krijimin e fondacioneve për jetimët, refugjatët, në ndihmë të studentëve, në asistencën ndaj njerëzve në nevojë, ndërtimin e shtëpive për të varfrit, sponsorizimet në fushën e artit, kulturës dhe të sportit, dërgimi i dhjetëra pacientëve të Kosovës jashtë vendit për trajtim mjekësor e kështu me radhë.

Vlen të përmenden edhe ndërmjetësimet e tij për lirimin e disa pengjeve dhe të një gazetari italian në vende në konflikt si Afganistani, të cilat dëshmojnë për titujt e akorduar ndaj tij, mëse të merituar, si kalorës global i paqes.

Së fundmi, pas pasojave të rënda të shkaktuara nga tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit, z. Pacolli shpalosi menjëherë një ndjeshmëri të lartë, personale dhe familjare, përveçse edhe institucionale si pjesë e të gjithë popullit dhe shtetit të Kosovës, ndaj popullit shqiptar e në veçanti ndaj popullatës më të goditur rëndë, asaj të Thumanës, duke dhënë kontributin e tij të menjëhershëm në interes të rindërtimit të zonave të prekura nga tërmet dhe duke i dhënë në këtë mënyrë një nxitje të mëtejshme gjithë atij solidariteti mbarëshqiptar”.

***

Biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli ishte një ndër të parët që mori nismën për të dhuruar para për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Plot 1 milion euro ka dhuruar ai pas situatës së krijuar në vendin tonë.

Paratë do të përdoren për ndërtimin e një kompleksi pallatesh në Thumanë. Projekti për banesat mësohet se ka mbaruar duke parashikuar edhe adaptimin sipas zonës sizmike. Vetë Pacolli ka deklaruar se është paguar edhe baza e materale e gjithçka është gati për të nisur nga puna. Aty do të strehohen familjet të cilat humbën shtëpitë nga tërmeti 6.4 ballë.

Tags: Behgjet PacolliIlir MetaTermeti 26 nentorTermeti 6.4 balle

JU SUGJEROJME

Pse ripërcaktimi i prioriteteve të strategjisë së betejës së PD është jetik për PD?
Politika

Pse ripërcaktimi i prioriteteve të strategjisë së betejës së PD është jetik për PD?

30/06/2022
Kamarieri bën sherr me dy pushuesit e rinj për lekët e shezlongut
Aktualitet

Kamarieri bën sherr me dy pushuesit e rinj për lekët e shezlongut

30/06/2022
Velipojë/ Zjarr i madh në pyje, nuk ndërhyn dot as zjarrfikëset
Aktualitet

Velipojë/ Zjarr i madh në pyje, nuk ndërhyn dot as zjarrfikëset

30/06/2022
Përgatitjet për 7 korrikun/ Jozefina Topalli: E tha doktori, fitorja kalon përmes grave!
Kryesore

Përgatitjet për 7 korrikun/ Jozefina Topalli: E tha doktori, fitorja kalon përmes grave!

30/06/2022
Next Post
Legjenda e tri Krishtlindjeve nën dhunë

Legjenda e tri Krishtlindjeve nën dhunë

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Pse ripërcaktimi i prioriteteve të strategjisë së betejës së PD është jetik për PD?
  • Kamarieri bën sherr me dy pushuesit e rinj për lekët e shezlongut
  • Velipojë/ Zjarr i madh në pyje, nuk ndërhyn dot as zjarrfikëset
  • Përgatitjet për 7 korrikun/ Jozefina Topalli: E tha doktori, fitorja kalon përmes grave!
  • Ironizimi i deputetit Korreshi: Ne po hamë djathë me niseshte, ka vetëm aromë hashashi, nuk ka lopë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In