ShowBiz

Di Caprio, së shpejti në një film për skandalin e Volkswagen






               Publikuar në : 17:13 - 14/03/19 |
mapo.al

Leonardo Di Caprio do të vijë së shpejti për publikun në një film lidhur me skandalin “Clean Diesel” të “Volkswagen”. Produkti mësohet se do të jetë një bashkëpunim me “Paramount Pictures” dhe “Appian Way” (kompania e produksionit të Di Caprios), ku regjizori do të jetë Edward Berger dhe skenaristi Charles Randolph.


Filmi do të bazohet në librin e Jack Ewing, “Faster Higher Farther: The Inside Story of Volkswagen Scandal”. Sipas mediave të huaja, mendohet se ky do të jetë edhe titulli final.

Skandali i gjigantit të prodhimit të makinave “Volkswagen”, i cili doli në dritë vitin e kaluar, konsiston në instalimin e softuerëve ilegalë në automjetet e tyre “Clean Diesel”, për të treguar në testet e kryera më pak emetim gazesh nga çfarë çlirohej në të vërtetë


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas