Aktualitet

Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj: Albin Kurti mashtroi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:48 - 16/06/21 |
mapo.al

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, akuzon pasardhësin e tij, Albin Kurti, se ishte ai arsyeja pse dështoi pa asnjë rezultat takimi i fundit në Bruksel me presidenin serb, Vuçiç.






Edhe ish-kooordinatori i dialogut, Skëndër Hyseni, mendon se qasja e Kurtit ishte ndër gabimet më të mëdha diplomatike.


Kosova dhe Serbia nuk arritën të martën t’i lënë pas ndasitë e mëdha, duke zhgënjyer si veten edhe ndërmjetësuesit e Bashkimit Europian.







Takimi i parë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, rezultoi i padobishëm dhe ish-kreu i qeverisë, Ramush Haradinaj, ia vë fajin pasardhësit të tij.



Haradinaj: Është pikërisht ajo që kemi paralajmëruar rreziku nga mashtruesi Kurti, pra në këtë rast Kurti është mashtrues ordinder dhe po mashtron popullin e Kosovës me një çasje të rrezikshme në dialog, duke mos kërkuar substancën e paraparë për të cilën ne e synojmë dialogun por duke u shpërndarë në tema të panevojshme. Nuk është ky dialog, është humbje kohe dhe mashtrim për Kosovën, pra nuk është fokusimi të çështja kryesore që ka mbet njohja reciproke të cilën e ka theksuar presidenti Biden qartë në letrën e vet.



Kurti deklaroi pas takimit se në Bruksel ai shkoi me 4 propozime të cilat u refuzuan ose nuk morën përgjigje nga presidenti Vuçiç.

Propozimet ishin për forcimin e marrëdhënieve tregtare, garantimi i paqes dhe i reciprocitetit dhe çështja e të pagjeturve pas luftës.

Lexo edhe :  Reciprociteti i targave, Albin Kurti: Po zbatohet marrëveshja, Serbia është dakord

Haradinaj, si shef i AAK-së opozitare, thotë se Kurti duhet të kishte qenë më konkret.

Haradinaj: Është një qasje e rrezikshme e kryeministrit Kurti, pra e gabuar, ai po e rikthen dialogun në fillim, po kërkon me kriju marrëdhënie të re ekonomike tregtare pra me pikën 1 mes Kosovës dhe Serbisë, më të avancuara se Mini-shengeni, para njohës, që është një rrezik dhe njëkohësisht është proces që përfshinë BE-në dhe që stërzgjatet, po ashtu e ka të gabuar qasjen për një marrëveshje paqe, ajo që i mbetet Kosovës me Serbinë është njohja, kryeministri ish dashtë pas gjithë kësaj kohe më në fund të shkojë me vetëm një pikë të rendit të ditës, njohjen reciproke dhe çështjet që lidhen me njohjen por jo edhe ta relativizojë çështjen e njohjes me çështje të CEFTA-s dhe SEFTA-s.

Edhe Skënder Hyseni, ish-koordinatori për dialogun me Serbinë nën qeverinë e kaluar, kritikoi të mërkurën qasjen e Kurtit, duke e quajtur “ndër dështimet më të mëdha diplomatik që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës”.

Hyseni, sidoqoftë, beson se dialogu do të përmbyllet shpejt sepse as palës serbe nuk i intereson mbajtja pezull e situatës.

Bashkimi Europian konfirmoi se takimi i radhës Kosovë-Serbi pritet në fund të korrikut.

1


Etiketa: , , ,

Pas