Aktualitet

Dialogu Kosovë-Serbi/ Rama: Vuçiç mund të shkojë edhe në hënë, por prap me ne do ulet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:58 - 03/07/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot një deklarate të bërë nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili u citua të ketë thënë se për çështjen me shqiptarët do të negociojë me Perëndimin.


“Ai mund të thotë se negocion me Perëndimin, por nuk ka shans të negociojë me Perëndimin për shqiptarët. Fatkeqësia është që kur na është dashur të negociojmë me të tjerët i kemi bërë gropën vetes sepse nuk kemi negociuar dot me njëri-tjetrin.


Nëse ne jemi një, presidenti i Serbisë mund të shkojë në Perëndim, mund të shkojë në Lindje, në Hënë po të dojë, por në fund do të ulet me ne. Kur them me ne, me autoritetet e shtetit të Kosovës, që është shtet sovran, e njeh apo nuk e njeh ai, dhe natyrisht me ne në Tiranë, që mbështesim autoritetet e Prishtinës”, tha Rama.


“Përballë deklaratave të tilla provokuese ka dy rrugë, një është rruga e barrikadimit, tjetra e përballimit. Barrikadimi është në dëmin tonë, përballimi sy më sy dhe drejtpërdrejt me mjetet e paqes është sfida jonë. Fiton kush është më i mençur dhe kush arrin të tregojë forcën e mendjes dhe largpamësisë në paqe. Nuk fiton kush bën të fortin me Facebook dhe me deklarata përçarëse”, shtoi kryeministri.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas