Aktualitet

Dialogu me Kosovën – Vuçiç: Pothuajse pashpresë, por Serbia do të luftojë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:47 - 21/02/21 |
mapo.al

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur sot për dialogun me Kosovën në Aeroportin e Beogradit, gjatë një konference për shtyp, pas marrjes së 150 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca.





Sipas mediave vendase e atyre kosovare, Vuçiç u shpreh se Serbia e di se cilat janë interesat e saj dhe do të vazhdojë të luftojë për popullin e të drejtat, ndonëse situata paraqitet e pashpresë.


Ky koment i presidentit serb, sipas Telegraf, erdhi pasi iu kërkua komentimi i përgjigjes kundrejt presioneve të reja nga Prishtina dhe Uashingtoni për një platformë të re në lidhje me dialogun.





Vuçiç gjithashtu nuk e kurseu ironinë ndaj kryeministrit të porsazgjedhur të Kosovës, Albin Kurti.



“Shoh që Albin Kurti po e zgjidh edhe situatën tonë të brendshme, i cili po tregon se si duhet të duket Serbia dhe kush duhet të jetë në pushtet. Ndaloni, heshtni, lërini, ata janë të gjithë të fortë dhe të mençur. Ne do t’i lëmë, ata le ta bëjnë punën e tyre, ne do të bëjmë tonën”,- u tha ai gazetarëve.


1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas