Friday, September 22, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Dialogun e bëjnë sokratët, ndërsa e vrasin spektaklet

by mapo.al
23/06/2021
in Aktualitet, Blog
0

Dialogu si spektakël

Filozofia dhe Sokrati vetë nuk jane lindur nëpër akademi, universtitete etj, aq më pak nëpër studjo TV, po në rrugë e mjedise shoqërore ku bashkë me dishepujt, diskutohej per çka ndodhte në qytet.



Dukuritë, ngjarjet e ndodhura e të perceptuara shqyrtoheshin e ballafaqoheshin nëpërmjet mendimeve dhe ideve, parashikimeve, perspektivave pasojave ose rrjedhojave për komunitetin e në favor të polisit. Ku akses të drejtpërdrejtë kishte çdo qytetar për ta thënë të tijën.

Pra bëhej dialog. Vetë fjala dialog nuk është nje bisedë e qetë, e parakonfeksionuar me efekte të parashikuara, siç ndodh në spektaklet e TV me bashkëbisedues apo aktorë të përzgjedhur, për të ndotur dikë apo lëvduar, sipas regjisë sponsorizuese. Regji që sipas Gi De Bor, ka si objektiv të thajë, ndikojë apo vdesë mendimin e teleshikuesit të vetmuar që pi raki me qepë, ose ha patatina mbi divan para ekranit pa mundur kurrë ta thotë të tijën.

Perfytyroni “patriotizmën” e skenderbuçkut tonë me dron, apo me mikrofonin serb, me sa “guxim” i tha serbit mik për shpirt në shtëpinë e tij se: “është realitet Pavarësia e Kosovës…”, mbas gati një dekade që Pavarësia kishte ndodhur.

Dhe me sa bujë e pompuan TV, kurajon e buçkut, sikur Pavarësia ndodhi aty, kur e tha …buçku, ndërkohë fokusi u projektua tek kryeministri i atëhershëm serb që desh shkuli veshin në vend të kufjes.

Në fakt asisend përveç një “déjà-vu” piktoriale e viteve 60′ të shek të kaluar komunist nga mbledhja e 81 partive në Moskë, ku Hrushovi bashkë me udhëheqësit e komunizmës lindore, nëpërmjet një pikture propagandistike paraqiteshin sikur po shkulnin kravatat dhe leshrat prej fjalëve të “mençura” të picirukut stalinistit albanez.

Po në asnjërin rast dialogu nuk kishte ndodhur, mbasi e vërteta nuk ishte më integrale, po copë-copë. Ndersa secili interlokuror nga “kufoma” e së vertetës kishte marrë copën (një kërtar) për të grazhduar, propagandës në sherbim ose zagarët e tij.

Në rastin e ballkanikëve, Vuçiç u ngjit nga kryeministria në presidencë, buçku albanez instaloi monokraturën kriminale të babit anti-hrushovian mbi shqiptarët e sotëm.

Dialogu si podemos para-bellic

Asgjë s’i heq Herakliti i mëvonshëm dialogut, madje nënvizon se është gjithmonë përleshje, por më e mirë sesa ajo me grushta, hiç më e lehtë se ajo me armë, por  podemos.

(…për ftillesë,) së paku shumica e fjalëve pellazgo-greke të cilat gjallojnë sot nderkombtarisht e që fillojnë me temën/numëror dia, di>a/dy… jo vetëm gjuhësisht shenojnë pika ose pikënisje ekstreme të përkundërta;

dia-metër, (segmenti që bashkon pikat më të largëta të vijës së lakuar të mbyllur në rreth, duke kaluar nëpër  qendër), dia-gonale, diapazon, dialektikë madje dhe djall që për arsye hiatusi shqiptohet si j, shenon distancen më të largët nga zoti.

Edhe dialogu s’i lë gjë mangut kësaj distance.

Në “log” dy apo shumëpalësh e verteta është e brendashkruar, por jo gjithmonë e barazlarguar nga negociantët, sepse ndryshe nga masat gjeometrike, sterometrike a fizike që mund t’i zgjidhë çdo nxënës që njeh teoremën apo aksiomen, në “logos”kërcënon subjektiviteti, raporti i peshave të komponentëve dhe intencionaliteti, atë që ka trajtuar hollesisht Kanti ne kritikat e tij lidhur me integritetin e së vertetës, po që në Iliridë s’ka mbërritur akoma.

Janë tre dialogje d.m.th anti-spektakël që kanë ndodhur paralel, vetëm brenda më pak se dhjetë ditësh. Dialogje makro apo në miniaturë kanë pak rëndësi, sa rëndësi ka vertetësia brenda ekstremiteteve.

Vertetësi që për çudi në vend ta pushojë, e ka shthurur univokësinë e sponsorizuar të ham’hameve spektakolare.

1-Dialogu Biden-Putin

“…sleepy Joe” sipas Presidentit paraardhës, do të takohej me “vrasësin gjakftohtë-killerin” Putin të cilësuar nga vetë Biden.

“Shikoj sytë e tij,-eshtë shprehur Presidenti amerikan pa asnjë maskë diplomatike për Presidenti armik,- dhe nuk shquaj fare shpirt”

Dhe cila ishte përgjigja njësoj “diplomatike” e armikut?

“Ja që kuptohemi…”

Dashuri apo urrejtje për armikun?

Në pranverë Rusia e carit mbasi para pak vitesh ka kollofitur copa Europe, (Krimea dhe Osetia,) kishte demonstruar manovra të reja në kufi me Ukrahinën për tu demostruar oksidentalëve format “belliche”, nga ana tjetër depërtimi kthetrave të tij në zonat e konflikteve latente jo vetëm në Ballkan, të kujton Luftën e Ftohtë.

Dhe papritmas Biden propozon negocim, duke e befasuar Kremlinin. D.m.th dia-log. Armiqtë njihen. E tmerrshme do të ishte mosnjohja.

Asnjëri nuk i zë besë tjetrit, prej një dhe më shumë shekujsh, po paradoksalisht të dy kanë nevojë për invencionin sokratian.

Dhe? Marrdhëniet SHBA-Rusi në pikën më të ulët konstaton bota dhe dy vendet, por pas skemave duhet shpëtuar edhe diçka tjetër. Fytyrat.

Putinit i duhet të rikuperojë diçka nga prestigji i humbur me rusët e vet, ndërkohë të prishë embargon.

Biden i duhet të riparojë diçka nga fajet e pandreqshme të Obamës me Afganistanin, Sirinë dhe në gjithë “middle-east” të Afrikës së Veriut, ku desh t’u eksportonte anarko-demokracinë neo-liberiste.

Dhe të dy sa ç’janë antagonistë, janë po kaq pragamtistë (…mos mbetshim dhe pa armiq, thotë një shprehje jona pop) kanë dhe një problem faktorin e Tretë; përbindëshin e sapozgjuar aziatik.

Mbas G7 komunisti monist kinez duke përgjuar (me 5g) dialogun po dhe  kritikat për shifrat e larta të bilancit në dispozicion të përgatitjeve luftarake, afishon bilancin e NATO me shifra më të larta se të komunistit. Dhe tjetra, komunisti më antireligjoz i planetit, del në fushën e propagandës dhe ky me një pikturë alegorike “Darka e fundit” e Da Vinçit.

Dhe s’ka sesi të të t’mos vij ndërmend enveruci i 60-ës, vuçi dhe skenderbuçi…

2-Dialogu Dardani-Serbi

Për nga përmasat nuk është ai i mësipërmi, por nga ngjashmëritë, asnjë grimë më i vogël.

Dialogu kërkon të futet në semantikën e vet.

Së pari dy shtete d.m.th njohja reciproke e sovranitetit, kushti elementar. Këto kushte i kërkon dialogu si simetri, jo dardanasi Albin.

Të dyja shtetet ndonëse afër janë kaq larg shumë më larg se ajo e Atllantikut me Sllavin over-Urale.

Dardanasi që nuk e bën dot “skenderbuçkon” nënkupto kameleonin e amballazhuar me pallavra retorike, e ndihmon kundërshtarin të dalë nga iluzioni. Por nxjerrja prej iluzionit delirantit Vuç, i shkakton depresion. Këtë e pohoi vetë Vuçiç.

Albini vendos piketat sokratike, ato të dialogut si ontologji; njohja reciproke “questione belliche”-(duhet përjashtuar lufta si opsion, ose e kunderta) pastaj variablat që rrjedhin në të pesë pikat…

Pa këto premisa thotë dardani, mbetemi në llogje…tirane, piktorike, nga bumullon demagogjia.

-Askush nuk mundet të ndryshojë gjeografinë me makro apo mini shengenë, dialogu është podemos,-këmbëngul Dardani Albin, tjetra quhet luftë.

Faktum verum; Jashtë dialogut spektakli. Përndryshe na zemrohet Sokrati.

Vetëm me pak se një javë iu desh Vuçiçit të ftillohet se në dialog mungonte buçkua. “…nuk firmos,-tha edhe sikur të plas tani me gjithë Parlamentin tim monist…”

3-Dialogu-farsë me hamhamet Tiranes

Edhe në Tiranë ka dialog, thotë spektakli. Po a e konfirmon këtë Sokrati?

Zgjedhjet janë një dialog përshembull, madje sublim.

“Krimi ose ndryshimi…” këtë antitetikë e klithi në ligjëratë të drejtë vetë fuck-tori…,kur i ra bilbilit për fillimin e dia-logut.

Në dia-tribën (gr.διατριβ) esplicite, por epokale të dia-logut “crime or change,” ndodhi që ra ndryshimi… për rrjedhojë fitoi; mafia, patronazhisti, pushteti drog-monist, regjimi, dmth krimi.

Mbas “ndeshjes” arbitri i (h)iplomacisë, pa dhënë asnjë “faull” corner, outside apo penallti, tëiteron fitoren e krimit me të gjitha nënrenditjet e njohura.

Kimi…( pa r) përshendet fitoren e anti-ndryshimit d.m.th atë të gjymtyrës së parë të lokucionit që nuk duhej të fitonte.

Dje Ambasada në vend të fotos reale të Bejkër para 30 vjetësh në Tiranë, zgjodhi fejkun e fotos.

Por duhet thënë një send për hir të Sokratit. Se fotoja rrinte bukur me pikturat propagandistike të enverucit stalinist të 81 partive, atë të videos-fake të Vuçiçit duke shkulur veshin në vend të kufjes nga fjalimi i skenderbuçit, dhe atë të kinezit antireligjoz të “Darkës së Fundit”

Post scriptum:

Ka plot dymijë e katërqind vjet që në këtë tokë kaq të lashtë pellazgo-greko-ilire, vriten pambarimisht sokratët. Dhe këtë horror e kanë mbajtur në suspensë ham-hamet dhe spektaklet. Ca prej tyre thonë tiranidët, dmth shthurësit e demokracisë antike, sokrat-vrasësit, e gjykuan, pastaj e dënuan po dhe e toleruan duke i sugjeruar të shkonte e shumta “robinson Kruzo” dmth të ekzilohej, po ky s’e bëri, sepse zgjodhi të respektonte verdiktin, dmth ligjin. Por se këtu pikërisht këtu do të ekzekutohej apo vetë-ekzekutohej edhe sokracia, d.m.th demokracia moderne, ajo amerikane, asnjë nga ne sokrat-vrasësit qofshin këta dhe patronazhistë, nuk e zë besë.

 

Tags: AnalizaDialogu i pamundurfasadapropagandaZef Zefi

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Diagnostikohet me kancer aktori i “Friends”, tregon betejën e vështirë

Diagnostikohet me kancer aktori i "Friends", tregon betejën e vështirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In