Parisi, vendi ku princeshë Diana ndërroi jetë tragjikisht në vitin 1997, kërkon ta nderojë atë në një mënyrë mjaft të veçantë. Mediat e huaja shkruajnë se është planifikuar që sheshit mbi Pont de l’Alma t’i ndryshohet emri dhe të quhet “Place Diana”, për të shënjuar kështu përgjithmonë vendin ku ndodhi përplasja fatale me makinë, si dhe për të përjetësuar kujtimin e saj.
Ky vendim dëshmon se ndonëse kanë kaluar më shumë se 20 vjet, dhimbja që pushtoi Britaninë e Madhe dhe mbarë botën për humbjen e parakohshme të saj, nuk është fashitur ende plotësisht.