Bën mrekulli në ndeshje të caktuara, por në ndeshjet e mëdha, siç ishte ajo e mbrëmshmja me Napolin, nuk duket fare në fushë.
Paulo Dibala nuk ka asnjë gjurmë në ndeshjen e fundit, duke bërë një paraqitje zhgënjyese.
“Gazzetta dello Sport” i ka bërë një analizë lojës së sulmuesit argjentinas, i cili përballë Hysajt është dukur i eklipsuar. Një ndeshje pa ngjyra e sulmuesit argjentinas, që humbet dyluftimet direkt në ndeshje të tilla me presion të lartë.
Trajneri Alegri vendosi ta aktivizonte nga minuta e parë, por Dibala zhgënjeu totalisht dhe tashmë ka vënë në rrezik serioz prezencën e tij në Botërorin e Rusisë.
Trajneri i Argjentinës, Sampaoli, po e ndjek hap pas hapi dhe e ka konsideruar deri tani si zëvendësuesin e Mesit, por paraqitja e fundit mund ta ketë bërë të ndryshojë mendje./Vipsport.al