Një i moshuar është gjetur i vrarë me armë zjarri në banesën e tij në fshatin Shumbat të Dibrës.
Viktima është Xheladin Mandri 68 vjeç. Burime nga policia e Dibrës bëjnë të ditur për mediat se viktima dyshohet të jetë vetëvrarë, vendim i ardhur nga një gjendje e rënduar psikologjike.
Motivi i vetëvrasjes përforcohet për shkak se pranë tij është gjetur edhe një armë. 68-vjeçari jetonte i vetëm në shtëpi.
Etiketa: 68-vjecari, Dibër, gjendet i vrare ne banese