Pasditen e sotme raportohet nga media se një aksident ka ndodhur në aksin Klos-Burrel, ku si pasojë ka humbur jetën një 70-vjeçar, i cili ishte kalimtar.
Mësohet gjithashtu se drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është në gjendje të rëndë.
Kalimtari i identifikuar si Bajram Muça, 70 vjeç pas përplasjes është dërguar në spitalin e Burrelit por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të shumta në trup.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.