Kryesore

Dibër e Madhe – Meta përulet para shtatores së Skënderbeut: Vepra e tij na frymëzon (FOTO+VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:44 - 21/11/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ndodhet në Dibër të Madhe ku do të marrë pjesë në ceremoninë e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës.


Kreu i shtetit ka nderuar figurën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu duke u përulur dhe duke vendosur një buqetë para shtatores së tij.


“U përula me respekt e nderim para veprës së Tij, përherë frymëzuese dhe udhërrëfyese e qartë për të kapërcyer çdo sfidë dhe garantuar të ardhmen tonë europiane!”, shprehet presidenti Meta.



<
>
Meta ne diber1 Meta ne diber2 Meta ne diber3 Meta ne diber e madhe

Postimi i plotë
Sot në Dibër të Madhe, në këtë trevë të bekuar nga Zoti, vend i trimërisë, i besëlidhjes, i mençurisë dhe urtësisë, i fjalës dhe i pushkës, ku dështoi çdo ekspeditë e ushtrive pushtuese dhe që krenohet në çdo epokë me gjithçka i ka dhënë çështjes shqiptare.

Lexo edhe :  Meta-ambasadorit të ri të OSBE: Forconi rolin për reformat dhe zgjedhjet

Në veçanti Dibra është vendi i origjinës së Kastriotëve dhe Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, simbolit më përbashkues dhe shqiptarit më të gjallë ndër të gjallë, i cili përcaktoi qartë identitetin europian të kombit tonë.


U përula me respekt e nderim para veprës së Tij, përherë frymëzuese dhe udhërrëfyese e qartë për të kapërcyer çdo sfidë dhe garantuar të ardhmen tonë europiane! 🇦🇱


Etiketa: ,

Pas