Zbulohet identiteti i të moshuarës që humbi jetë pasditen e së dielës teksa po transportohej nga fshati Limaj në spitalin rajonal të Dibrës.
Bëhet fjalë për F.Shehu, të ëmën e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Sali Shehu.
Burime bëjnë me dije se e moshuara po transportohej nga një makinë private drejt spitalit rajonal të Dibrës, pasi kishte pësuar paralizë.
Rruga e bllokuar nga bora në Limaj, e pengoi transportimin në kohë të së moshuarës në spital, me gjithë ndihmën e dhënë të të rinjve të fshatit, duke i sjellë kështu vdekjen.
E ëma e ish-deputetit Shehu ndoshta mund të ishte ende gjallë nëse rruga e fshatit që ndodhet vetëm 11 km nga qyteti, do të ishte e kalueshme.
LEXO EDHE:
Skandal në Dibër / Të rinjtë shtyjnë makinën mes borës – E moshuara vdes rrugës (VIDEO)