Aktualitet

Dibër – Po lundronte me varkë në lumin Drin i Zi, mbytet 18-vjeçari





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:05 - 31/07/20 |
mapo.al

Një 18-vjeçar është mbytur në lumin Drini i Zi në Dibër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Selane.


Spitali i Peshkopisë ka marrë një telefonatë, ku kanë kërkuar një ambulancë që të shkojë për të marrë të mbyturin.


Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia. Trupi i të riut është nxjerrë nga lumi pa shenja jete.


Njoftimi i policisë
Rreth orës 16.00, Policia e Dibrës ka marrë informacion, se në lumin Drini i Zi, në afërsi të fshatit Selane, është gjetur pa shenja jete shtetasi E. Z., 18 vjeç, banues në Peshkopi, i cili duke lundruar me varkë, dyshohet se është mbytur në lumë.


Nga kqyerja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas