Aktualitet

Dibër, Tiranë dhe Elbasan – Kush janë tre emigrantët, kandidatë në listat e PS














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:39 - 08/03/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë në vijim të prezantimit të planit të tij për zgjedhjet e 25 prillit, kishte në fokus emigrantët, ku prezantoi tre prej tyre si pjesë e lsitave të PS. Rama është shprehur se në listat e 25 prillit mes kandidatëve për deputet do të jenë edhe shqiptarë që kanë emigruar e punuar për shumë vite jashtë vendit.






I pari që Rama ka prezantuar si pjesë të listave të PS-së është, Lavdrim Krashi nga Dibra, prej vitesh emigrant në Londër.


“Krashi nga Dibra i ikur prej vitesh dhe duke jetuar, duke e nisur nga hiçi, sot është shërbëtor publik i qytetarëve të Londrës në bashki”, deklaroi Rama.







Krashi në fjalën e tij është shprehur se dëshira e tij është që tashmë përveç kontributit që ka dhënë në Britani, ta sjellë në vendlindje. Më tej, ky i fundit i thuri lavde qeverisë për punët e kryera vitet e fundit.

Lexo edhe :  "Rrugëtim të mbarë dhe të suksesshëm" - Rama uron vitin e ri shkollor



Përveç Lavdrim Krashit, kandidatët e radhës janë dy vajza emigrante, Briseida Gjoza dhe Bora. Dy emrat e radhës të propozuar nga shefi i qeverisë janë emigrante nga Elbasani, që prej vitesh jetonin larg vendit.



“Të merresh me politikë nuk do të thotë që të bëhesh politikane, por që bashkë me të tjerë të bësh të mundura gjëra që nuk i bën dot të mundura. Politika ka lindur për të bërë njerëzit bashkë kur ndajnë vizionin”, ka thënë Rama.

Kryeministri ka bërë me dije se Krashi do të jetë pjesë e listave për kandidat në Dibër, Bora në Tiranë dhe Briseida do të jetë pjesë e listave të kandidatëve për deputet në Elbasan.

LEXO EDHE: 

Rama e prezanton si kandidat në zgjedhje, emigranti i thur lavde qeverisë

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas