Nuk ndalen reshjet intensive të shiut në qarkun e Dibrës.
Pamjet e siguruara filmike vijnë nga lagjia “Dobrovë” në Peshkopi.
Sikundër mund të shihet, rrugët janë mbuluar nga uji, dhe kalimi i banorëve e mjeteve është vështirësuar së tepërmi.
Prej më shumë se 48 orësh janë izoluar 13 fshatra, nga prurjet e shumta nga përroi i Lashkizë në hyrje të Njësisë Administrative Zall Dardhë.
Reshjet e dendura të shiut vijojnë prej 4 ditësh në Shqipëri, dhe qarqet më problematike janë Shkodra, Durrësi, Lezha, Vlora e Bulqiza.
1
Etiketa: Dibër, reshjet intensive te shiut, veshtiresi qarkullimi, Video