Moderatorja Albana Osmani ka folur së fundmi rreth atij burri me origjinë nga Dibra, që përpara 4 viteve i propozoi publikisht martesë në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Asokohe, Albana e trajtoi në nota humori historinë e tij, edhe për vetë faktin se ishte moderatorja e emisionit.
Sot, ajo shprehet përmes një postimi në “Instagram” se zotëria u përdor nga mediat. Albana thotë më tej se nuk ka qendruar indiferente ndaj rastit të tij; e ka takuar personalisht, për t’i prezantuar vajzën pas ekranit, me qëllimin për t’i rrëzuar iluzionin e krijuar.
“Sot jam e mendimit që media e përdori zotërinë. Unë jam njeri që bëj humor dhe kur nuk duhet, pra kam bonsens me tepri. Në fakt ai, si mua, u ka shkruar letra edhe shumë vajzave të njohura, Ka vepruar po njësoj. Nuk jam unë “Helena e Trojës” që po çmendet dynjaja. As nuk dua të atashohem si e tillë. Ndodhi që në media e solli në vëmendje “Fiks Fare” dhe besoj ishte super perfekte loja televizive. U argëtuam ne dhe publiku. Kaq ishte perfekte.
Më pas në një pasdite në “TCH” kaloi masa. Ishte një surprizë shumë e panevojshme. Ndjeva shumë keqardhje aq sa doja ta ndaloja atë komunikim. Sot po i jap vëmendje, gjë që nuk ia vlen gjithsesi.
Pas emisionit e takova zotërinë, pasi dëshiroja t’i tregoja se jam një njeri si të gjithë dhe nuk jam iluzioni që kish krijuar. Bëra më të mirën për veten time edhe pse isha pjesë e medias. Nuk ishte e drejtë. Audienca sot ka përballë matës mbi ndjekës të blerë, mbi like po të paguar. Audienca sot është me historinë “çudia më e madhe zgjat vetëm 3 sekonda”, sepse nuk kanë më kohë për të humbur. Pra ky është realiteti i ditëve të fundvitit 2019.
Nuk ishte rasti i parë që kam qëndruar në heshtje dhe kur është ndërlidhur emri im me njerëz që kanë qenë ose jo në mendje të kthjellët. Fuqia ime e heshtjes ka të bëjë PO MENDOJ PËR TY më shumë se sa për një lajm, kushdo qofsh”-ka shkruar Albana Osmani.