Aktualitet

Dibrani thërret “Rama ik”/ Kryeministri: Këta do i bien nga rruga jonë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:07 - 14/04/21 |
mapo.al

Nuk ndaluan thirrjet “Rama Ik”, edhe teksa kryeministri ishte duke mbajtur fjalën e tij në takimin elektoral në Dibër.






Nga ballkoni i një banese, një qytetar i bëri këtë thirrje kryeministrit, por nuk mungoi as përgjigja e këtij të fundit.


Ai tha se nuk ka ku të shkojë, e tregoi episodin që i ndodhi në mëngjes, në tunelin e tretë në Rrugën e Arbrit. Ai tha se edhe aty u ndesh me një demokrat, i cili e pyeti se kush do të fitojë? Ndërsa përgjigja e kryeministrit, ishte fiton Shqipëria dhe do nxjerrim Partinë Demokratike nga tuneli.





“Doli një atje Rama ik, ku të iki mo, doli në ballkon. I erdhi mesazhit pllaka e gramafonit. Ku të shkoj? E kam fakt, thonë të vërtetët të shkretët, ik se na plase sepse nuk munden dot. Nuk ka rëndësi, takova m’u në tunel një demokrat. Më doli me maskë dhe më tha, a të bëjmë një selfie, dakord e bëjmë i thash. Më tha kush fiton? Populli shqiptar i thashë dhe por, pa merak se edhe PD do e nxjerrim nga tuneli.



Lexo edhe :  Integrimi dhe pandemia- Varhelyi dhe Rama, konferencë nga Rinasi

Ishte tuneli tre, si mandati tre. Po këta që thonë Rama Ik, për të ik në Tironë, do i bien nga rruga jonë dhe jo e Lulit. Luli kishte thënë do hap Universitet në Peshkopi, prapë nga e para. Jo, ne nuk do të hapim Universitet në Peshkopi, por do të bëjmë që të rinjtë dhe të rejat të studiojnë në universitetet e Tiranës dhe do të sjellim universitetet më të mira Evropiane, ku do të merret një diplomë e njëjtë me ato të universiteteve Evropiane. Universitetet në Peshkopi i hap Luli dhe dekan do të jetë Xhelal Mziu”, u shpreh Rama.


LEXO EDHE: 

Rama kërkon votën e dibranëve: Kjo zonë do të jetë jastëku i gjelbër i Tiranës

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas