Aktualitet

Diegia e pyjeve në Dibër/ Xhemal Gjunkshi: Bashkia krihet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:58 - 31/07/20 |
mapo.al

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka reaguar në Facebook mbi diegien e pyjeve në zonën e Dibrës.


Gjunkshi shprehet se ndërsa Dibra digjet, bashkia krihet. Ai shton se zyrtarët në bashki që merren me pyjet janë aty vetëm për të vendosur gjoba, duke shtuar se nuk bëhet një punë efikase.



Postimi i plotë:


Rreforma per mbrojtjen e pyjeve deshtimi rradhes se Rilindjes!

Zjarre te fuqishme po shkaterrojne qindra hektare pyje , dhe asnje reagim nga strukturat e pyjeve te Bashkise Diber.
Digjen pronat, pemtoret, tokat, shtepite dhe asgjëkundi nuk shihet asnje punonjes pyjesh !
Asgjëkundi nuk shihet asnje punonjes Bashkie apo i Njesive Administrative !

Nje vater zjarri ka nisur prej pes ditesh ne zonen Prat – Bufull, ne Njesine Administrative Selishte.
Jane djegur mbi 150 hektar pyje. Ne zona kane shkuar vetem tre zjarrfikes dhe nje inspektor zone me pompa shpine , zjarri eshte ende aktiv edhe me i fuqishem .

Nje tjeter vater zjarri ka shkrumbuar Runjen dhe po shkon drejt Pllajes. Edhe ky zjarr ka djegur mbi 40 hektare pyje dhe tani ka kaluar ne zone kullosore . Edhe ketu ka shkuar vetem nje inspektor zone, dhe asnje punonjes pyjesh.

Nje tjeter vater e fuqishme ka nisur nga perroi dhe kodrat e Topuze, ne njesine Administrative Zall Dardhe dhe po perparon ne fshatrat e Njesise Administrative Sllove.
Zjarri ka demtuar nje siperfaqe te konsiderueshme mbi 150 hektare pyje lisi.
Ne nje lagje te fshatit Palaman zjarri ka djegur disa shtepi pronaret e te cilave jetojne ne Tirane, toka bujqesore dhe dhjetra hektare pemtore .

Lagjja Smace eshte e rrezikuar pasi zjarri po perparon drejt lart grykes se Trojakut.
Vetem dje ne zone jane pare pese zjarrfikes me pompa shpine dhe nje inspektor i policise se zones.
Bashkia dhe njesia Administrative nuk ka asnje punonjes pyjesh ne terren , madje nuk kerkon dot as ndihmen e banoreve te cilet jane pergjigjur sa here ka patur zjarre vullnetarisht. Por kur militantet qe marrin rrogat si specialiste dhe punojne jashte shtetit, veshtire ti kerkosh ndihme katundit !

Ku jane punonjesit e Sherbimit Pyjor?!
Drejtoria e Sherbimit Pyjor te Bashkise ka nje strukture militantesh prej pese vetash, asnje prej tyre nuk eshte specialist perjashto drejtorin !
Asje inxhinier, asnje vrojtues, asnje sinjalizues sic e kerkon struktura .

Inspektoriati i Pyjeve ne varesi te Policise se Shtetit, nje strukture prej tre vetash. Te gjithe punonjes zyre ! Asnje specialist ! Te gjithe vetem per te vene gjoba paguhen.

Agjensia e Zonave te Mbrojtura ne varesi ne Ministrise se Mjedisit me nje strukture prej 6 specialistesh vetem per te konstatuar demet ne Parqet kombetare dhe asnje punonjes per mbrojtjen nga demtimet dhe zjarret.

Reforma ne pyje nje deshtim si te gjitha deshtimet e Rilindjes , nje shkaterrim dhe degradim per pyjet.
Copetimi i Sherbimit Pyjor ne disa varesi , mbushja me militante , mungesa e specialisteve dhe e mjeteve po shkaterron perfundimisht pyjet.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas