58-vjeçari argjentinas ka shfaqur sërish shqetësime me shëndetin e tij dhe kjo e ka detyruar presidencën e klubit që drejton, Dorados de Sinaloa që ta shkarkojë.
“Maradona nuk do të qëndrojë te Dorados. Pas këshillave mjekësore, ai do t’i kushtojë kohë shëndetit të tij dhe do t’i nënshtrohet dy operacioneve: mbi shpatulla dhe në gjunjë. Mirënjohës për të gjithë familjen Dorados dhe do të vazhdojmë ëndrrën në të ardhmen”. – konfirmoi avokati i yllit argjentinas Diego Armando Maradona.
Legjenda e Argjentinës drejtoi skuadrën e Dorados në dy vitet e shkuara, por në të dy rastet nuk mundi t’i ngjis në Kategorinë Superiore të Meksikës, duke dështuar në 90 minutëshin final.