Masat ajrore të paqendrueshme do të vijojnë të jenë prezente mbi vendin tonë edhe gjatë kësaj fundjave
Dita e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në veriperëndim e pjesërisht në qendër të vendit.
Era nga juglindja-jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 8 m/sek, përgjatë vijës bredgetare kryesisht në jug fiton shpejtësi deri në 12m/sek.
Dita e dielë do të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim e perëndim, gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit, hera-herës reshje në formë shtrëngatash kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Era nga veriperëndimi- jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 10 m/sek.
Në fushën termike nuk priten luhatje të ndjeshme.