Kryesore

Diell gjatë ditës, në darkë kthehen reshjet – Parashikimi i motit sot














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:18 - 06/04/21 |
mapo.al

Jemi në pranverë dhe ndryshimet e motit janë të pranueshme. Mot i qendrueshëm do të mbizotërojë në vend deri mbrëmjen e sotme. Në pjesën veriore do të rikthehen reshjet e dobëta të shiut.





Që prej orëve të para të 24 orëshit të ditës së mëkurë, reshjet e shiut do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit me intensitet deri mesatar dhe në veriperëndim me prani shtrëngatash.


Në veri e verilindje, reshjet e dëborës përkohësisht do të fitojnë terren deri në kuotat kodrinore. Në lindje e juglindje, dëborë e dobët në majat e maleve. Kjo situatë, do të jetë e përkohëshme, pasi ditët e enjte dhe të premte do të karakterizohen nga mot i qendrueshëm me diell.




Era, ditën e martë do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme dhe do të sjellë shtim të dallgëzimit.


Të mëkurën kthehet nga kuadrati i veriut përsëri e vrullshme.


Temperaturat ashtu sikundër shihen në tabelë, do të pësojnë luhatje të ndjeshme.

1



Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas