fbpx

Aktualitet

MOTI/ Diell në pjesën më të madhe të vendit, por në disa zona priten rrebeshe





               Publikuar në : 08:36 - 05/11/19 |
mapo.al

Gjatë paradites së sotme moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por pritet që nga mesdita dhe në vijim vranësirat të zhvendosen drejt zonave malore dhe zonave veriperëndimore duke rrezikuar rrebeshe shiu të karakterit lokal. Pjesa tjetër e vendit do të mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.


Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 22°C.



Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.


E mërkurë, 6 Nëntor 2019

Orët e para të ditës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave, më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore duke sjell herë pas-here rreshje shiu, por mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave në vend duke bërë që rreshjet e shiut të shtrihen në pothuajse të gjithë territorin. Më të theksuara rreshjet e shiut do të mbeten në zonën Veriore dhe Veriperëndimore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 22°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

/Meteoalb


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas