fbpx

ShowBizz

Dieta e Beyonce-s, e rrezikshme për shëndetin





               Publikuar në : 12:18 - 14/08/19 |
mapo.al

Këngëtarja e njohur Beyonce ka ndikuar në mijëra njerëz në mbarë botën që të fillojnë dietën që ajo ka promovuar, pas lindjes së binjakëve Sira dhe Rum. Mirëpo, një nutriocionist në Shoqatën Britanike për Ushqyerjen dhe Mjekësinë e Jetës ka paralajmëruar se dieta, e cila bazohet në ushqime me bazë bimore dhe përjashton karbohidratet, mund të çojë në “mangësi ushqyese”.


“Mund të jetë e rrezikshme për një person mesatar që të ndjekë këtë lloj diete nëse nuk ka një ekip ushqyesish dhe trajnerësh si Beyonce”-ka thënë Daniel O’Shaughness në një intervistë për BBC, duke marrë parasysh se dieta në fjalë konsiston në konsumimin e 1.400 kalorive në ditë, ndërsa rekomandohet 2.500 kalori për burrat dhe 2.000 kalori për gratë.



Dieta 22 ditore u shpik në vitin 2013 nga miku dhe trajneri personal i Beyonce-s, Marko Borges. Këngëtarja e mbajti atë dy herë në vitin 2017, duke humbur plot 12 kilogramë.


 


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas