Aktualitet

Digjet automjeti i kryetarit të Bashkisë së Vlorës Dritan Leli






               Publikuar në : 07:52 - 10/10/19 |
mapo.al

Makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, është djegur në rrethana ende të paqarta sot, rreth orës 04:30 të mëngjesit, në lagjen “Lef Sallata”. Burime për mediat bëjnë me dije se sipas policisë, ka marrë flakë automjeti tip ‘Range Rover’ në pronësi të Bashkisë Vlorë (mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë), ku si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip ‘Ford’, parkuar në afërsi.


Drejtuesi i mjetit Range Rover, shtetasi me inicialet E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon.



Sapo është konstatuar ky incident, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes. Dyshohet se zjarri të ketë qenë i qëllimshëm, ku shenjestër ka qenë makina tip ‘Range Rover’ në pronësi të Bashkisë, që përdorej nga Leli. Policia po heton disa pista, ku një prej tyre është ajo në lidhje me detyrën e Lelit.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas