Zbardhen detaje të reja nga djegia e makinës tip “BMW” në Durrës.
Duket se kanë qenë dy persona që i kanë vënë flakën mjetit në pronësi të të identifikuarit me iniciale R.Xh., me dy bidona benzinë.
“BMW”-ja ka qenë e parkuar në katin e parë të banesës së poseduesit. Sipas burimeve policore, autorët janë filmuar përgjatë aksionit nga kamerat e sigurisë.
Në pamjet filmike, ata duken teksa i lënë bidonat në tokë, të gjetura tashmë nga policia dhe të sekuetruara në cilësinë e provave materiale.
Puna vijon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që nga bidonat pritet të dalin gjurmat e gishtërinjve.
LEXO EDHE:
Durrës – Digjet gjatë natës “BMW”, shoqërohen në komisariat disa persona
1
Etiketa: digjet makina ne Durres, pamje filmike