Një automjet është përfshirë nga zjarri rreth orës 01.00 pas mesnate në lagjen “5 Maji” në Elbasan.
Mjeti tip “Audi” me targë AA 774 TE, në pronësi të Marsel Karanxhës, mësohet se ka qenë parkuar pranë banesës.
Zjarrfikësit arritën ta shuajnë, por mjeti u dogj pjesërisht. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Paraprakisht dyshohet makinës i është vënë zjarri qëllimisht.
Djegia e mjetit tip “Audi” pason djegien e një tjetër makine po në këtë lagje disa ditë më parë. Makina që u dogj më herët ishte e një punonjësit të Policisë së Elbasanit.