Digjet një automjet në Lezhë. Makina tip ML është djegur gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar. Burimet bëjnë me dije për Gazetën Mapo se makina i përket një biznesmenit Arben Fusha. Ende nuk dihen shkaqet e djegies së automjetit. Makina ka qenë e parkuar në ambjentet e biznesit, ku edhe biznesmeni jeton aty. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve të djegies së mjetit. Dyshohet se djegja e makinës është bërë për ta paralajmëruar biznesmenin, për ndonjë konflikt që i mund të ketë.