Aktualitet

Digjet makina e një oficeri të Krimeve në Shkodër (Emri+Foto)






               Publikuar në : 09:05 - 12/09/19 |
mapo.al

Makina e një oficeri të policisë është djegur në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Fahri Ramadani”. Oficeri i policisë merret me hetimin e krimeve të Shkodër dhe zjarri është vendosur gjatë natës.


Dyshohet se kemi të bëjmë me një zjarr të qëllimshëm. Automjeti është në pronësi të Arbër Dulit, i cili punon prej disa vitesh në Policinë e Shkodrës.

Mjeti tip Passat eshte djegur me benzinë sipas policisë, ndërsa është thyer edhe xhami i parë.

                                     Arbër Duli

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2019, gjatë natës, në lagjen “Fahri Ramadani”, Shkodër është djegur pjesërisht mjeti tip Wolkswagen, në pronësi të shtetasit A. D., 34 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, i cili ka qenë i parkuar.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ve.


Etiketa: ,

Pas