Një makinë tip “Fiat” është djegur mëngjesin e sotëshm në fshatin Xhafzotaj, Durrës.
Bëhet fjalë për mjetin e 44-vjeçarit me iniciale E.Ll.,banues në Shijak. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por policia dyshon se ka ardhur si pasojë e një defekti teknik. Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 01.03.2021, në orën 09:10, në Xhafzotaj, dyshohet si pasojë e një difekti teknik, ka marë flakë mjeti tip “Fiat”, në pronësi të shtetasit E. Ll., 44 vjeç, banues në Shijak, Durrës, nga e cila ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Etiketa: Digjet makina, Durrës