Kronika

Digjet një automjet në Pezë, dyshohet se u përdor nga ekzekutorët e Hekuran Billës në Tiranë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:57 - 11/06/20 |
mapo.al

Zbardhen të tjera detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i Hekuran Billës këtë mbrëmje, në ‘Komunën e Parisit’ në Tiranë.






Burime për Mapo.al. bëjnë me dije se pak minuta pas ngjarjes së rëndë, një automjet është gjendur i djegur në Pezë të Vogël. Dyshohet se makina, u përdor nga autorët të cilët ekzekutuan Hekuran Billën në Tiranë, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet.


Dyshohet se autori është identifikuar si një i ri me kapele, ndërsa mendohet të jetë ndihmuar dhe nga dy persona të tjerë.







Hekuran Billa, i njohur ndryshe si Herland Bilali, është një emër i njohur për drejtësinë angleze. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Prel Markut, ngjarje e ndodhur në 2006. Ai u shpall fajtor për tre akuza, “Vrasje” , “Vrasje” mbetur ne tentative dy herë si dhe “Plagosja me dashje për të shaktuar lëndim të rëndë trupor”.




Dy persona të tjerë u plagosën nga plumbat gjatë të shtënave. Pronari i klubit Musa Rrahmani u plagos edhe u hodh nga dritarja e katit të dytë për të shpëtuar. Vendimi i drejtësisë angleze është njohur dhe nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Në një dokument zyrtar, thuhet se “vuajtja e dënimit për Billën të fillojë në 15 nëntor 2007”, pra një vit pas ngjarjes. Që do të thotë se Billa ka qenë i arrestuar në Shqipëri, por mbetet e paqartë se si ka dalë nga burgu.



LEXO EDHE: 

Vrasja në ‘Komunën e Parisit’/ Kush është viktima Hekuran Billa dhe e shkuara e tij (Foto)

 

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas