Një automjet ka marrë flakë në lagjen e spitalit në Lezhë, pas mesnate.
Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme, ndërkohë që forcat e policisë dhe zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.