Një automjet në Tiranë është përfshirë nga zjarri duke u djegur pjesërisht, sidomos në pjesën e përparme.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Sami Frashëri’ në ‘Bllok’, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e incidentit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca policie dhe zjarrëfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në mjet.