Aktualitet

Digjitalizimi gjithëpërfshirës për realitetin post-COVID-19














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:19 - 23/04/21 |
mapo.al

Këto ishin disa nga përfundimet e forumit të mbledhur në kuadër të Modulit Jean Monnet në Kolegjin Profesional të Tiranës, nën kujdesin e Dr. Erjon Curraj, me rastin e Ditës Botërore të Krijimtarisë dhe Novacionit në Tumo Tirana më 22 Prill.





Ky forum solli së bashku aktorë të sektorit të arsimit, biznesit dhe zhvillimit për të diskutuar rreth rolit të arsimit dhe formimit profesional në ndërtimin e një Shqipërie reziliente në kushtet e një realiteti të ri post-COVID-19 dhe përdorimit të gjithëanshëm të teknologjisë.


 Demokratizimi i arsimit dhe formimit profesional përmes teknologjisë: mësimi digjital dhe i kombinuar





Fation Dragoshi, Menaxher Projekti, Aftësi për Punë, theksoi se duhet të përgatitemi për gjeneratën alfa që përdorin teknologji të avancuar.



Duke marrë parasysh që pandemia ka ndryshuar mënyrën si i qasemi teknologjisë në fushën e arsimit dhe se ka diktuar përshpejtimin në të mësuarin përmes teknologjisë digjitale, kërkohen dhe investime të mëdha në infrastrukturën mbështetëse.


Z. Dragoshi vuri në pah shkollat, stafi dhe partnerët e tyre si dhe donatorët janë përpjekur të përshtaten dhe të investojnë në mësimin digjital në kushtet e pandemisë.

“Sot jemi në një situatë ku platforma MësoVET ka 7500 nxënës të AFP-së dhe 820 mësues që e përdorin përditë platformën me asistencë nga ekspertë por mësimi po realizohet në një platformë të të mësuarit online.

Më tej po mendojmë sesi mund të demokratizojmë mënyrën sesi realizohen dhe shpërndahen materialet didaktike, kjo kërkon vullnet për të përqafuar teknologjinë dhe për ta përdorur në interes të mësimdhënies.” – theksoi ai.

Më tej ai nënvizoi se teknologjia do na ndihmojë të demokratizojmë procesin mësimor dhe për të kapërcyer ngërçin e nxënësve të paangazhuar në klasë.

Teknologjia është një mjedis më komod për të rinjtë dhe kështu përmes teknologjisë dhe mësuesi nuk ka nevojë të diktojë, por të ndihmojë nxënësit si të kuptojnë dhe procesojnë informacionin për të kultivuar ide, gjetur zgjidhje dhe për tu bërë profesionist i ri. Mësimi i kombinuar duhet të jetë tërheqës për të rinjtë.

Nga digjitalizimi në arsim tek ai në biznes dhe kërkesat e tregut të punës

Edlira Muedini, Menaxher Projekti, RisiAlbania, prezantoi tre drejtimet e projektit: krijimi i vendeve të reja të punës përmes mbështetjes së sektorit privat të sjell inovacion; aftësimi i të rinjve përmes mbështetjes për ofruesit privat të AFP-së dhe shërbimet e ndërmjetësimit dhe të karrierës.

Partnerët e RisiAlbania edhe për shkak të pandemisë janë ngjetur në kushte për të prezantuar zgjidhje inovative për të ndërthurur zhvillimin e kapaciteteve në formë të kombinuar si online dhe në praktikë. Një studim i mbështetur nga RisiAlbania analizoi 175 biznese për pasojat e COVID-19.

Për sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, COVID-19 kishte pasur oportunitete dhe lista e aftësive që këto biznese kishin si prioritet ishin të gjitha aftësi digjitale. Pra bizneset kanë nevojë për aftësi digjitale dhe ky është një sinjal për ofruesit e arsimit dhe formimit profesional. Më tej Znj.

Muedini nënvizoi disa nga sektorët e ekonomisë digjitale të Shqipërisë si sektori i sigurisë online, marketing digjital, e-commerce, si dhe shërbimet e nënkontraktuara.

Digjitalizimi i shërbimeve të karrierës dhe ndërmjetësimit për punë gjithashtu është prioritar dhe RisiAlbania ka mbështetur karriera.tirana.al dhe expertlane.al, platforma plotësisht të digjitalizuara për të rinjtë për këshillim karriere.

Shqipëria ka talente dhe pavarësisht sfidave në përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie apo biznes këto talente kanë arritur rezultate ndaj talentet duhet të mbështeten” – theksoi Znj. Muedini.

Mbështetje përmes ndërhyrjeve sistemike dhe vizionit

Eno Ngjela, Specialist Programi, UNDP në Shqipëri, u ndal tek aftësitë që i duhen tregut deri në 2030 si data science, Artificial Intelligence, design, multimedia e të tjera, pra aftësitë digjitale. Nga ana tjetër ka aftësi që kërkojnë mendim krijues, analitik, kritik, inteligjencë emocionale dhe të cilat jo domosdoshmërisht mund të mësohen me kurrikul por fitohen përgjatë gjithë jetës.

Ne mund të investojmë në infrastrukturë dhe teknologji, por më parë duhet të investohemi pikërisht në këto aftësi. Brezi i ri ka nevojë për baza që ti vendos këto aftësi digjitale në funksion të një ekonomia të ardhshme” – nënvizoi ai.

Ka një diferencë të madh mes investimit nga sipërmarrjet në teknologji dhe përdorimi cilësor i këtyre teknologjive. Psh anketa e INSTAT për përdorimin e TIK në sipërmarrje tregon që ato investojnë për TIK, por pak punonjës e përdorin kompiuterin në punë dhe mesatarisht 27.2% e përdorin.

Ky hendek duhet të mbyllet përmes investimit në arsim dhe formim profesional cilësor dhe në arsimin e lartë, por edhe në formimin e brezit të ardhshëm që në moshat e hershme 3-6 vjeç që përqafojnë aftësitë digjitale. Është e nevojshme të investohet në nivel sistemik dhe jo vetëm në sektorë të veçantë” – nënvizoi Z. Ngjela.

Arsimi dhe formimi profesional – sektor me interes dhe në rritje

Nga 2017 ka një rritje në AFP dhe në arsim në TIK dhe ky është një sinjal i mirë. Reputacioni i AFP-së po ndryshon edhe me mbështetjen e donatorëve. Nga 6.25 që ka qenë nota mesatare në AFP, në 2020-2021 mesatarja ka shkuar 7.23, kështu që mësimi mund të bëhet shumë mirë në AFP dhe në lëndë TIK si programimi, kodimi etj.

Dhe kompanitë janë më mendje hapur ndaj aftësimit të punonjësve që në AFP. Panelistët dakordësuar që sfida është sesi AFP-ja duhet të jetë një alternative frymëzuese për karrierën për të rinjtë. Modeli i Tumo Tirana mund të jetë një model për të frymëzuar të rinjtë t’i qasen teknologjisë dhe inovacionit dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre digjitale.

Aftësimi digjital i të rinjve me modele të reja

Shqipe Berisha, Menaxhere e Tumo Tirana, tha se Tumo është iniciativë e AADF dhe Bashkisë së Tiranës e konceptuar si një shkollë TIK për të rinjtë 12-18 vjeç në  8 disiplina si programming, game development, 3D modeling, robotica, design, multimedia, dhe ndërthurrja e aftësive krijuese me ato teknologjike.

Ideja është që fëmijët mësojnë duke u argëtuar dhe duke u përpjekur të zgjidhin probleme. Deri më tani, 60% janë djem dhe 40% janë vajza. 16% e të regjistruarve aktualisht me programe bursash.55% e të regjistruarve vijnë nga shkolla private.

Të rinjtë ne Tumo zhvillojnë portofolin e tyre si një grumbullim i punëve të tyre me teknologjinë si një CV e pasur e tyre në të ardhmen për shkollim apo punësim.

Lidhur me këtë, Dr. Curraj nënvizoi dhe nevojën për të bërë siaftësim (reskilling) dhe mësimin e aftwsive të reja dhe avancuara (upskilling) edhe për grupmosha të tjera madhore dhe profesionistët që aktualisht janë në tregun e punës për tu përshtatur me ndryshimet e shpejta të ekonomisë në post-COVID-19.

Gjithashtu panelistët theksuan nevojën e aftësive digjitale gjithëpërfshirëse për djemtë e vajzat, për të rinjtë më pak të privilegjuar dhe grupe të tjera të skajuara.

Biznesi në kërkim të punonjësve me aftësi digjitale dhe aftësi për tiu përshtatur ndryshimit

 Ogerta Manelli, Balfin Group theksoi iniciativat e Balfin Group për përdorimin e teknologjisë dhe krijimin e një kulture pune të qasur kah teknologjisë së avancuar si realiteti virtual dhe realiteti i shtuar. Ajo theksoi nevojën e vazhdueshme të kompanive për punonjës të kualifikuar dhe të pajisur me aftësi digjitale dhe aftësi për tu përshtatur me ndryshimin.

Biznesi ka kohë që kërkon bashkëpunimin me sektorin e arsimit për të nxitur inovacionin dhe për të kualifikuar stafin.

Një sfidë tjetër e biznesit është dhe rezistenca apo vështirësia e përqafimit të teknologjisë nga stafi dhe sesa është e nevojshme të punohet dhe me praktikat dhe kulturën e punës.

Është e rëndësishme që panele të tilla të kenë ndërveprim institucional për të identifikuar problemet dhe për të identifikuar zgjidhjet që të adresohen në bashkpunim” – nënvizoi ajo.

Lidhur me këtë Dr. Curraj nënvizoi nivelin e ulët të investimit nga sipërmarrjet në kërkim dhe zhvillim në Shqipëri dhe sugjeroi që duhet të mbështeten sipërmarrjet e vogla që të investojnë në kërkim dhe zhvillim dhe të investojnë në teknologji.

Bashkëpunimi me ofruesit e arsimit dhe formimit profesional për realizimin e praktikave apo punësimin e profesionistëve të rinj gjithashtu ndihmon në një digjitalizim më gjithëpërfshirës për ekonominë në vend.

A po përgatisim të rinj me këto aftësi digjitale?

Fabjan Lashi, UNDP dhe SCiDEV, argumentoi se pandemia ishte dhe një mundësi e munguar për shkak të mos përgatitjes së sektorit të arsimit dhe të biznesit për të krijuar vlerë të shtuar nga realiteti digjital, përfitimi nga avantazhet e teknologjisë duhet të ishte kapitalizuar duke menduar strategjikisht për të ardhmen.

Problemi është tek të menduarit në formë tabelare dhe kjo sfidon të rinjtë, pedagogët dhe biznesin për të kapitalizuar dhe krijuar vlerë të shtuar nga teknologjia dhe aftësitë digjitale.

Të rinjtë nuk mund të mësohen në formë tabelare për të përdorur teknologjinë, por duhet të fuqizohen drejt qasjes digjitale si parësore” – tha ai.

Po politikëbërja?

Panelistët theksuan se është e nevojshme që diskutimi të përfshijë aktorët e politikërbërjes. Këto aftësi digjitale po krijojnë një forcë pune që synojnë të ikin jashtë, pra nuk ka vlerë të shtuar për ekonominë dhe tregun e punës në Shqipëri.

Diskutimi duhet të jetë sesi zhvillimi i inovacionit mund të kontribuojë në ekonominë shqiptare. Aktorët politikëbërës janë thelbësor për të bërë atë kapërcimin cilësor në përdorimin e teknologjisë theksoi Z. Ngjela.

Shembuj si Izraeli dhe Estonia tregojnë sesi orientimi i qartë politik dhe investim strategjik në përfshirjen e TIK në arsimin që në moshë të hershme, tregojnë qartë që duhet të ketë vullnet politik që të kalohet sfida.

Dialogue dhe bashkëpunimi mes arsimit, biznesit dhe politikëbërjes

Dr. Erjon Curraj, Koordinator i Modulit Jean Monnet dhe ekspert i digjitalizimit   theksoi se “ndërlidhja dhe dialogu mes politikëbërjes, biznesit dhe akademisë në formën e Heliksit të Trefishtë është një mekanizëm që duhet të bëhet funksional për të realizuar ndryshime sistemike për të përgatitur ekonominë e qendrueshme në post-COVID dhe duke synuar digjitalizimin gjithëpërfshirës.”

Se fundmi u sollën disa raste pozitive në zhvillimin e aftësive digjitale të të rinjve si Albanian ICT Academy dhe të pranishmit dëgjuan dëshmitë e dy studentëve të Kolegjit Profesional të Tiranës të cilët me suksesin e tyre në tregun e punës shërbejnë si ambasadorë të digjitalizimit në komunitet.

Moduli Jean Monnet “Të përvetësojmë Agjendën Digjitale të Bashkimit Europian: Sfidat dhe mundësitë e transformimit digjital në Shqipëri” / (EDA) në Kolegjin Profesional të Tiranës (KPT). Moduli Jean Monnet i drejtuar nga Dr. Erjon Curraj financohet nga programi Erasmus+ i Bashkimit Europian.

Ai do të zhvillojë njohuritë dhe kompetencat midis komunitetit të studentëve për Agjendën Dixhitale të BE-së, sfidat dhe mundësitë e lidhura me proceset e transformimit digjital në Shqipëri. Jean Monnet modul kontribuon në zgjerimin e njohurive dhe kompetencave rreth BE-së në fushat e studimit që nuk lidhen me BE-në, siç janë teknologjia e informacionit dhe komunikimit, elektronika, baza e të dhënave dhe dizajn, administrimi i zyrës etj.

Së dyti, projekti JM do e shtrijë këtë debat në nivelin kombëtar duke organizuar Platformat e Hapura sikurse dhe forumi që u organizua më 22 Prill 2021 në Tiranë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Krijimtarisë dhe Inovacionit.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas